Kartat e studentit në praktikë?/ Veliaj: Në 17 prill VKM në tavolinën e kryeministrit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kartat e studentit kanë një nga problemet që studentët kanë nxjerrë dhe mesa duket është duke iu dhënë një zgjidhje nga Bashkia e Tiranës.

Ditën e sotme nga Qytet Studenti, ku kreu i bashkisë, Erion Veliaj ka qenë për inspektim të punimeve në konvikte ka folur edhe për kartat e studentit.

Veliaj ka thënë se në datë 17 prill kryeministri do të ketë në tryezën e tij një VKM pikërisht për kartat e studentit, të cilat sipas tij do të përfshijnë jo vetëm shërbimet publike, por edhe ato private.

“Kryeministri ka javën tjetër ka për vendim në tavolinën e vet në mbledhjen e qeverisë VKM për kartën e studentit. Është përgatitur. Kryeministri e ka vënë në rendin e ditës për të mërkurën. Menjëherë sapo të mbarojë mbledhja do bëhet dëgjesa për prezantimin e kartës. Tashmë këshilli bashkiak i ka aprovuar 40 shërbime, disa janë kinema, teatër, aboneja e studentit. Të 40 shërbimet janë publike. Ndërkohë që kemi filluar të flasim për kartën na janë ofruar dhe kompani private, librari, dyqane për të blerë rroba, që prapë mund të kursehet. Do fusim shërbime private”, ka thënë kreu i bashkisë.

Gjithashtu Veliaj ka thënë se studentët e parë që do të aplikojnë për kartën, do të pajisen me të në muajin maj.

“Brenda muajit që vjen Kryeministri do ketë kënaqësinë t’ju japë kartën e studentit të parëve që aplikojnë. Do mundohemi ti shpërndajmë deri në 21 korrik.  Kush nuk është në Tiranë do e marrë në tetor”, ka thënë Veliaj.

Por si do fuknsionojnë?

“Do kopjojmë modelin e qeverisë siç shpërndahen kartat e identitetit. Do ketë një zyrë për kartat e studentit në qytet studentit, do ketë edhe në secilin fakultet. Do merret vetëm fotografia dhe do printohet menjëherë karta për përdorim”, ka shpjeguar Veliaj.

Shpërndaje
Share.

Komento