Skip to content
Kronikë

Kapet një arsenal i madh municioni luftarak në Gramsh, detajet e para

· 1 min lexim

Një arsenal i madh armatimi është gjetur nga policia këtë të mërkurë në Gramsh. Policia bën me dije se janë sekuestruar një sasi të madhe granatash dhe arka të konsiderueshme me fishekë.

Njoftimi i policisë:

Gramsh/Informacion paraprak

Në fshatin Çekrezë, në një banesë të vjetër prej guri dhe të pabanuar (pronari i së cilës nuk jeton më), janë gjetur në arka të vjetra, disa granata dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë në vendin ku janë konstatuar lëndët plasëse, kanë siguruar perimetrin e sigurisë dhe vijon puna për dokumentimin ligjor të rastit.