Skip to content
Të Gjitha

Kapet në Greqi skafi më 1200 kg drogë “Made in Albania”

· 1 min lexim

Rikthehet kanabisi masiv në Shqipëri dhe trafiku i saj me gomone. Një ngarkesë prej 1200 kg kanabis, e nisur nga Shqipëria, është sekuestruar në një zonë të izoluar në afërsi të Gjithios në  Greqi.

Mediat greke shkruajnë se droga ka mbërritur me skaf nga Shqipëria të premten e kaluar.

Autoritetet e portit të Gjithios dhe të portit të Kalamatas ishin koordinuar për operacionin pas informacionit që u kishte mbërritur për lokalizimin e ngarkesës.

Qindra pako me ngarkesën e drogës janë gjetur afër Tainaro dhe policia ka arrestuar dy drejtuesit e skafit. Deri tani nuk ka ende një njoftim zyrtar të Ministrisë së Brendshme lidhur me sekuestrimin e ngarkesës.

/GazetaReforma.com/