Skip to content
Kryesore

Kapet me arsenal armësh në banesë, arrestohet 65-vjeçari

· 1 min lexim

Policia në Pogradec ka arrestuar një 65-vjeçar, Xh. Cake, gjatë një operacioni të finalizuar pak më parë.

Gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën një armë automatike e tipit kallashnikov, municione të shumta dhe fitila të dyshuar si granatë dhe tritol.

Forca të shumta policie ndodhen në vendngjarje për të hetuar rrethanat e posedimit të këtyre materialeve.

I dyshuari është shoqëruar në komisariat dhe pritet të japë sqarime mbi origjinën dhe qëllimin e mbajtjes së arsenalit të armëve.