Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Kapen specat me pestidicide nga Shqipëria në Kroaci

14:51 03/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Kapen specat me pestidicide nga Shqipëria në Kroaci

Pas skandalit të mandarinave, Ervin Resuli, Presidenti i Urdhrit Veterinar, ka bërë një tjetër denoncim publik.

Gjatë një interviste në emisionin “Sot, live në Shqipëri”, ai zbuloi se një ngarkesë me speca nga Shqipëria ishte kapur në Kroaci me nivele të larta pesticidesh, përtej normave të lejuara nga BE.

Këtë shkelje e ka zbuluar sistemi europian i monitorimit të sigurisë ushqimore, RAFT.

Resuli kritikoi Ministrinë e Bujqësisë dhe Autoritetin Kombëtar të Ushqimit (AKU) për mungesën e transparencës dhe mosinformimin e konsumatorëve. “Nëse kontrollojmë faqet zyrtare të këtyre institucioneve, nuk ka asnjë njoftim se për cilën kompani bëhet fjalë apo se si mund të shmanget ky produkt nga tregu. Kjo është alarmante,” tha ai.

Sipas tij, Ministria e Bujqësisë nuk ka reaguar jo për të shmangur panikun, por sepse është në fushatë elektorale. Ai vuri në dukje se, falë medias, u bë i mundur edhe denoncimi i skandalit të mishit me salmonelë disa ditë më parë, duke parandaluar një rrezik të madh për shëndetin publik.

Ndërkohë, ekspertët paralajmërojnë se pesticidet mbi normën e lejuar mund të kenë pasoja të rënda për shëndetin, duke shkaktuar efekte kancerogjene, çrregullime të sistemit imunitar, probleme me fertilitetin dhe dëmtime në sistemin nervor.

Ky rast është vetëm një hallkë në një zinxhir skandalesh ushqimore në Shqipëri. Skandali i mandarinave të helmuara zbuloi një rrjet korrupsioni, ku drejtori i AKU Berat, Fatlli Adilaj, gënjeu publikun duke pretenduar se produktet e ndotura ishin asgjësuar, ndërkohë që ato u hodhën në treg. Për këtë çështje u arrestuan edhe fermeri Elton Tafa, grumbulluesi Arben Dyli dhe inspektori Elson Tahiraj.

Gjithashtu, skandale të tjera kanë përfshirë:

• Coca-Cola, që zhduku 1.8 milion litra pije të skaduara pa mbikëqyrje, duke shkelur rregullat e sigurisë ushqimore.
• KFC, ku AKU zbuloi salmonelë në mishin e pulës, por nga 1,535 kg produkt i ndotur, vetëm 177 kg u gjetën dhe asgjësuan.
• Skandali i akulloreve, ku 13.2 ton produkte të kontaminuara me oksid etileni, një substancë kancerogjene, u hodhën në treg.
• Produktet e kompanisë “Lufra”, ku qumështi dhe dhalla e prishur u shpërndanë në dyqane.
• Mielli “Diamond”, ku minjtë u filmuan mbi thasët e magazinuar, ndërsa AKU qëndroi në heshtje.

Në mes të këtyre skandaleve, mungesa e reagimit nga institucionet përgjegjëse ka shtuar shqetësimin e qytetarëve mbi sigurinë ushqimore dhe nevojën për transparencë të plotë nga autoritetet.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: kroacipesticideshqiperispeca

Të tjera

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët
Aktualitet

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim kryebashkiakun e Bashkisë Kolonjë, Erion Isai, ish-zëvendëskryetaren e tij, Eljona Mydini,...

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç
Aktualitet

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në plazhin e Tales në Lezhë, ku dy vajza të mitura,...

15:18 19/06/2026
Para
I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë nëna e Rigels Kasos

I vranë djalin një vit më parë, gjendet e pajetë nëna e Rigels Kasos

Lajmet e fundit

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

Tragjedi në bregdetin e Lezhës, deti u merr jetën dy vajzave të mitura 9 dhe 11 vjeç

15:18 19/06/2026
Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

Një nga arritjet e mëdha të protestës: Ka lindur një popull që nuk njeh më frikën

14:22 19/06/2026
Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

Rama përdor policinë për të shuar revoltën, 23 protestues procedohen

13:07 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English