Kapen 10.3 mln euro kokainë në Maltë/ Destinacioni ishte porti i Durrësit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një sasi e konsiderueshme kokaine është kapur nga Departamenti i Doganave në portin e Maltës.

Autoritetet vendase lajmërojnë se janë kapur 91.25 kg kokainë në tre kontenierë në Freeport në Maltë, dy prej të cilëve sipas burimeve kanë pasur si destinacion Shqipërinë, konkretisht portin e Durrësit, kontenierët kishin ardhur nga Amerika e Jugut.

Siç bëhet e ditur, në orët e para të së dielës, njësia e monitorimit të kontejnerëve doganor përzgjodhi disa kontejnerë për skanim. Pas skanimeve paraprake, të marra nga Ekipi i Skanimit të Doganave, janë vërejtur parregullsi në tre kontejnerë, në njërin prej të cilëve u zbuluan pakot me drogë të fshehura.

Në kontrollin fizik janë zbuluar 20 pako kokainë, me peshë 24 kg, me një vlerë prej 2.7 milion euro. Në kontejnerin e dytë ishin 40 pako me kokainë, me peshë 48 kg, me një vlerë prej 5.4 milion euro. Në kontejnerin e tretë, Zyrtarët Doganorë gjetën 16 pako kokainë, me peshë 19.25 kg dhe një vlerë prej 2.2 milion euro. Në total, 76 pako kokainë, me peshë 91.25 kg, me një vlerë prej 10.3 milion euro.

Kanë qenë mediat vendase ato që kanë bërë të ditur destinacionin e këtyre kontenierëve dhe nga çfarë shkruhet, mësohet se kontenieri  i parë dhe i tretë, kanë qenë të drejtuar për në portin e Durrësit, megjithatë nuk dihet ende se ishte destinacioni përfundimtar, ndërsa kontenieri i dytë ishte drejtuar drejt Greqisë, konkretisht në portin e Selanikut.

Shpërndaje
Share.

Komento