Skip to content
Politikë

Kaosi në Kuvend/ PS kërkon përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës

· 1 min lexim

Drama mes opozitës dhe maxhorancës vazhdon ende! Së fundmi raportohet se deputetët e PS-së kanë kërkuar përjashtimin e 7 deputetëve të opozitës, pas kaosit të ndodhur në Paralment seancën e fundit.

 

BalkanWeb njofton se maxhoranca ka kërkuar përjashtimin nga seanca të Ervin Salianjit, Asllan Dogjanit, Isuf Çela, Bledion Nallbatin, Lefter Gështenja, Luan Baçit dhe Xhelal Mziut.

 

Kujtojmë se në seancën e së enjtes opozita vijoi me aksionin e saj, duke bllokuar punimet në Kuvned, ndërsa u hodhën tymuese dhe shashka në sallën e Kuvendit.