Skip to content
Kryesore

Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

· 1 min lexim

Një skandal i rëndë ka ndodhur sot në QSUT, ku fushata e organizuar nga Kryeministri Edi Rama bllokoi rrugën kryesore, duke penguar kalimin e ambulancave dhe duke vënë në rrezik shërbimet emergjente për qytetarët.

Mjekët ishin thirrur për të marrë pjesë në një miting politik, duke lënë detyrat për rreth 3 orë. Një shofer ambulance, i cili po transportonte një pacient, është detyruar të heqë një kon bllokues për të hyrë në ambientet e QSUT-së.

Aktiviteti ka shkaktuar kaos total, me ambulanca të bllokuara për më shumë se tre orë, duke vështirësuar ndjeshëm ofrimin e ndihmës për pacientët në gjendje të rënduar.

Gjatë mitingut, Kryeministri Rama foli për situatën në onkologji, duke anashkaluar denoncimet për mungesën e medikamenteve, të ngritura nga mediat dhe qytetarët.

Përdorimi i spitaleve për fushatë dhe bllokimi i aksesit për emergjencat shënoi një shkelje të rëndë, me pasoja të drejtpërdrejta për jetën e pacientëve. Kjo ngjarje ka nxitur reagime të ashpra nga qytetarë dhe organizata të shoqërisë civile, të cilët kërkojnë përgjegjësi dhe ndalimin e abuzimit politik në shërbimet jetike si shëndetësia.