PS pritet të depozitojë në Kuvend kërkesën për marrjen e masave për përjashtim të 3 deputetëve të PD, të cilët bllokuan punimet e parlamentit të enjten.
Burime bëjnë me dije se në shkresën qe ende nuk është hartuar drejtuar sekretariatit të etikës pritet të kërkohet masë disiplinore për deputetët: Elda Hoti, Albana Vokshi dhe Petrit Doda.
Në seancën plenare të një dite më parë, Hoti u akuzua nga socialistët se derdhi benzinë në sallën e Kuvendit.