Skip to content
Bota

Kaos! Britania goditet nga stuhia më e madhe e 7 viteve të fundit, pritet të vijë edhe në vendin tonë

· 1 min lexim

Ashtu sikurse ishte parashikuar, Britani e Madhe është goditur nga stuhia ” Ciara”, më e forta e këtyre 7 viteve të fundit.

Situata paraqitet emergjente në disa zona, si Angli, Galles dhe Skoci.

Vendi është prekur nga shirat e fuqishëm, ndërsa era ka fryrë me shpejtësi që kanë arritur deri në 160km/orë, duke shkaktuar përmbytje dhe bllokimin e qarkullimit.

https://twitter.com/Scrappy_Pro/status/1226507832071262208?s=19

 

Deri tani raportohen se 200 fluturime janë anulluar, ndërkohë që raportohet pezullimi i fluturimeve në Glasgow, Manchester and Liverpool.

https://twitter.com/Oriental__Beat/status/1226508261819650049?s=19

Po ashtu, mbretëresha Elisabetta ka refuzuar të dalë nga rezidenca e saj e Sandringham, në lindje të Anglisë, për të shkuara në meshë.

Ekspertët britanikë të motit thonë se Kiara pritet të jetë stuhia më e fuqishme e këtyre 7 viteve të fundit, që prej 2013.

https://twitter.com/Cromwell606/status/1226485576397918208?s=19

Kiara parashikohet që të prekë edhe vendin tonë në mesjavë, ndërkohë që shkurti parashikohet të mbyllet me temperatura të ulëta.