Skip to content
Politikë

Kanë përjashtuar nga paketa një kategori që e meriton, Braçe shpërthen ndaj qeverisë

· 1 min lexim

Ditën e sotme përmes një videomesazhi të postuar në llogarinë e tij në Instagram Deputeti i PS-së Erion Braçe ka reaguar në lidhje me paketën antikrizë të prezantuar nga qeveria një ditë më parë. I indinjuar Braçe pas prezantimit të paketës së qeverisë, ka sjellë në mend zjarrfikësit e Shqipërisë, për të cilët thotë se paguhen 36 mijë lekë. Deputeti Braçe ka deklaruar se është puna më e vështirë, më e rëndë e më e rrezikshme dhe se ata djem e burra duhet të jenë të siguruar, të mirëpaguar e të sigurt për familjet e tyre.

POSTIMI I PLOTË

“PO ZJARREFIKESIT?! PO RROGAT E TYRE?!

Shume mire qe rriten rrogat e punonjesve te POLICISE SE SHTETIT;

Shume mire qe rriten rrogat e punonjesve te POLICISE SE BURGJEVE;

Me heret gjate vitit u rriten rrogat e ushtarakeve te FORCAVE TE ARMATOSURA;

PO RROGAT E ZJARREFIKESVE, PSE JO?

Eshte puna me e veshtire, me e rende e me e rrezikshme qe pashe kete vere;

Ata djem e burra duhet te jene te siguruar, te mirepaguar e te sigurt per familjet e tyre;

NUK JANE TE TILLE ME 36 MIJE LEKE RROGE!

Nuk po ua kerkoj per vete, por per zjarrefikesit!”, shkruan Braçe në Instagram.