Skip to content
Politikë

“Kanë ikur ditët kur…”, Korreshi ngre shqetësimin për investimet në Lushnje

· 2 min lexim

Mbrëmjen e sotme kryetari i Partsië Demokratike në Lushnje me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka ngritur shqetësimin e tij në lidhje me faktin që qytetarët paguajnë taksa prej 3 dekadash, dhe përballen me investime të këtyre standarteve.

Teksa ka postuar fotot nga lagjja 18 Nëntori, Korreshi shkruan se kanë ikur ditët kur iknin në varg për një aksion dhe se tashmë është në pritje të përgjigjes për taksapaguesit e kësaj lagje.

Postimi i plotë:

Ne rresht per nje!

Po nuk jemi me ne aksionet e kooperatives o te mjere tashme lagja 18 Tetori apo (Sarave) eshte lagje qyteti.

Keto jane ndertime per te hyre ne analet e studiuesve urbanist.

Kur thame se me ne fund gjeti zgjidhje kjo lagje e cila edhe pse ne qytet dukej sikur ishte fundi i botes prekim kufijte e qesharakes.

30 vjet demokraci te majte e te djathte e lane ne harresë.

Si te mos mjaftonte i vune edhe malin me mbeturina me ere qe te kunderrmonte dhe sa here i duhej qeverise per te rritur aksionet per vjedhjen e inceneratoreve i vinin edhe flaken.

Keta qytetare prej 30 vitesh paguajne takse ndriçimi, gjelberimi edhe pastrimi dhe duan nje pergjigje nga Bashkia.

Ky do jete trotuari?? Kane ikur ditet kur iknim ne varg per nje ne aksion ashtu si edhe koha kur burri ecte para gruas.

Ne pritje te pergjigjes per taksapaguesit e lagjes 18 Tetori.

289741554 10227658161069599 8074654939925098899 N

289902629 10227658160989597 7608942505232674714 N