Kamza përjashtohet nga kampionati, lojtarët shihen me lot në sy

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Duhet thënë se kjo ka qenë një nga pasditet më të këqija që klubi i Kamzës ka kaluar dhe kjo për shkak të një incidenti i të rëndë të ndodhur në fushë. Për ekipin e Kamzës është dhënë vendimi i përjashtimit të klubit nga Kategoria Superiore për këtë sezon duke i vendosur edhe një gjobë prej 10 milionë lekësh të vjetra, vendim i  marrë ky nga Federata e Futbollit.

Ata që po e vuajnë më shumë përjashtim janë padyshim lojtarët, të cilët edhe janë prekur nga ky vendim, ku të 25-të mbeten në rrugë, pasi nuk kanë mundësi t’i bashkohen asnjë skuadre.

Shansi i vetëm janë ligat aziatike apo nordike, që startojnë edicionin në mars, por nga gjithë skuadra e Kamzës, jo të gjithë lojtarët mund ta kenë këtë fat.

Seanca stërvitore u la përgjysmë, askush nuk mund të përqendrohej më në këto kushte kur kanë mësuar dënimin e dhënë, një dënim që nuk ka asnjë lidhje me lojtarët, që në fushën e lojës kanë qenë shumë korrektë.

Ky dënim ka ardhur si pasojë e dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti në fushë, ku njëkohësisht u dënua edhe presidenti Naim Qarri dhe Andi Matraxhiu, të cilët u përjashtuan nga çdo aktivitet sportiv për 3 vjet, ndërsa për 18 muaj u përjashtua Albert Bana.

Vendimi i Federatës së Futbollit

FK “Kamza”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për organizimin e ndeshjeve, duke mos zbatuar rregullat e sigurisë, duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes dhe zbatimin e ligjit, në bazë të nenit 64/1/b, 64/1/c), 64/1/e), 65/1 dhe 65/2 të KDS, dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek. Në bazë të nenit 29 të KDS, FK “Kamza”, dënohet me zbritjen në Kampionatin Kombëtar të Futbollit të Kategorisë së Dytë duke filluar nga sezoni futbollistik 2019-2020 .

Zyrtari i FK “Kamza”, Naim Qarri, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke e goditur me grusht, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Zyrtari i FK “Kamza”, Andi Matraxhiu për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në mënyrë të përsëritur dhe nxitje të urrejtjes e akteve të dhunës, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 52 të KDS, dënohet me 36 (tridhjetë e gjashtë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Zyrtari i FK “Kamza”, Albert Bana, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 49/2/b) dhe 49/3 të KDS, dënohet me 18 (tetëmbëdhjetë) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në bazë të nenit 20 dhe 21 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet e Republikës së Shqipërisë si dhe hyrja në dhomat e zhveshjes dhe territoret përreth fushave të lojës apo stolat e rezervave.

Shpërndaje
Share.

Komento