Skip to content
Të Gjitha

Kamioni i tonazhit të rëndë del nga rruga në aksin Tiranë-Elbasan, plagoset shoferi

· 1 min lexim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor Tiranë-Elbasan.

Një kamion i mbushur me çimento ka dalë nga rruga.

Dyshohet se kamioni i tonazhit të rëndë ka dalë nga rruga për shkak të lagështirës duke ngecur te ndarëset e rrugës.

Për fat të mirë drejtuesi i kamionit është jashtë rrezikut për jetën.

Majde nuk ka patur persona të tjerë të lënduar nga aksidenti edhe pse rruga është mjaft e frekuentuar gjatë këtyre orëve.

Kamioni lëvizte nga Elbasani në drejtim të Tiranës në momentin kur ka ndodhur aksidenti.