“Kam lindur dhe do vdes vrasës”, shqiptari që ekzekutoi avokatin pozon me puro në qeli

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ibrahim Brahimaj është shqiptari që vrau avokatin grek Mihalis Zafeiropulos.

Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për këtë krim.

Sipas mediave greke, Brahimaj nuk ka shfaqur fare pendesë për krimin.

Së fundmi ai ka pozuar nga shtrati i burgut, me puro dhe duke dëgjuar muzikë me kufje.

Pas dënimit ai është shprehur: “Unë kam lindur vrasës dhe do të vdes një vrasës”.

Ibrahim Brahimaj u dënua përjetësisht nga Gjykata e Apelit në Athinë për vrasjen e avokatit.

Gjithashtu ai mori një dënim shtesë prej 11 vitesh për grabitje dhe sulm me armë.

Me burgim të përjetshëm u dënuan edhe të pandehurit e tjerë të kësaj dosje, Klodian Lekocaj dhe Olti Dulçe.

Vrasja e avokatit grek dy vite më parë, tronditi të gjithë Greqinë.

Mihalis Zafeiropulos ishte një nga avokatët më të njohur në shtetin helen, që kishte përfaqësuar në gjyq eksponentë të fuqishëm të botës së krimit.

Shpërndaje
Share.

Komento