Kaloi vetingun, Gentian Osmani përballet me kërkesën për shkarkim në KPA

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gentian Osmani do të përballet me Komisionerin Publik. Ky i fundit ka kërkuar shkarkimin e tij nga detyra në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Gentian Osmani u konfirmua në detyrë nga KPK, pak kohë para se të zgjidhej ai anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Konfirmimi i tij në detyrë nga KPK ka sjellë edhe rritjen e vëmendjes nga Operacioni Ndërmobëtar i Monitorimit. Ky i fundit ka konstatuar disa problematika lidhur me ligjshmërinë e burimeve të pasurisë së Osmanit.

Edhe Komisioneri Publik ka ankimuar vendimin e konfirmimit në detyrë të Gentian Osmanit, ku madje edhe ka kërkuar largimin e tij nga sistemi i drejtësisë.

Komisioneri Publik, ka konstatuar se Gentian Osmani ka në pronësi një apartament me sipërfaqe 92 m2, me vlerë 82 mijë euro.

Për blerjen e kësaj pasurie, Osmani ka deklaruar të ardhurat e tij nga shitja e një apartamenti që e ka pasur më parë, me sipërfaqe 72 m2, me vlerë 80 mijë euro, dhe 2 mijë euro nga kursimet familjare.

Komisioneri Publik ka marrë në shqyrtim edhe mundësitë e personave të lidhur (familjarët e bashkëshortes), të cilët deklarohet se i kanë bërë dhuratë shumën 1.5 milionë lekë, për blerjen e apartamentit në vitin 2009.

Komisioneri Publik ka konstatuar se Gentian Osmani nuk justifikon me burime të ligjshme financiare edhe blerjen e një automjeti, në vlerën e 450 mijë lekëve.

Shpërndaje
Share.

Komento