Kaloi faza e këshillimeve, maska me detyrim! Mjekja: Ka 234 mjekë dhe 126 fëmijë të infektuar!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Komiteti Teknik i Ekspertëve për pandeminë vendosi dje që maskat të bëhen të detyrueshme në ambientet ku ka shumë njerëz, biznese dhe ambientet e mbyllura dhe nëse kjo nuk do të respektohet, do të vendosen gjoba.

Duke folur për këtë në Report TV, mjekja Gjeorgjina Kuli tha se ky vendim do të behet bëhet shumë shpejt i zbatueshëm, ndërsa shtoi se nuk pritet të ketë ulje të rasteve.

Sipas saj, tashmë ka mbaruar faza e këshillimit dhe është momenti të veprohet: “Në ambientet e mbyllura dhe në ambientet e hapura ku ka shumë njerëz do të jetë e detyrueshme maska dhe do të ketë gjoba, ka kaluar faza e këshillimeve. Kjo do të bëhet këto ditë, pasi janë çështje të vendosura nga Komiteti Teknik që maska të bëhet e detyrueshme dhe kjo do të zbatohet sa më shpejt. Kurba është e lartë por e qëndrueshme, ndërsa nuk pritet të ketë ulje të rasteve”.

E ftuar gjithashtu në “Repolitix”, epidemiologia Rovena Daja u shpreh se deri më tani janë 234 personel mjekësor dhe 126 fëmijë të infektuar.

“Kemi staf mjekësor të infektuar, aktualisht janë 234 raste që kanë pasur kontakt me persona me COVID-19 dhe janë infektuar në vendin e punës, por ka dhe nga ata që e kanë marrë jashtë si në rastin e disa infermierëve dhe më pas kanë infektuar stafin. Gjithashtu kemi dhe dy raste të humbjes së jetës tek mjekët”, tha Daja.

Sa u përket fëmijëve të prekur, rasti më i vogël ka qenë 3 javësh. Ndërkohë një tjetër fëmijë 2 muajsh është shtruar te Pediatria me simptoma:

“126 fëmijë të infektuar, rastin më të vogël e kemi pasur 3 javësh. Rastet e tjera janë ose asimptomatike ose me simptoma të lehta. Deri më sot nuk kemi pasur fëmijë me shenja të rënda. Rastin e fundit e kemi pasur 2 muajsh qe ka pasur edhe disa sëmundje te tjera por jo vështirësi në frymëmarrje. Ato pak raste që kanë qenë pak më të renda kanë qene moshat e vogla.  Fëmijët janë dhe mbrojtjen e antikorpeve që i merr dhe nga qumështi i nënës dhe ka një farë mbrojtje që të mos thellohet apo mbivendoset infeksioni”, tha Kuli.

Shpërndaje
Share.

Komento