Skip to content
Bota

Kalifornia merr masat kundër variantit Delta, u kërkon mësuesve që të vaksinohen

· 2 min lexim

Kalifornia është bërë shteti i parë amerikan që u ka kërkuar mësuesve dhe stafit të shkollave që të vaksinohen ose të testohen rregullisht për Covid-19. Guvernatori Gavin Neësom e quajti këtë veprim një hap të përgjegjshëm për sigurinë e fëmijëve.

Kërkesa për vaksinim në shkollat ​​e Kalifornisë pason urdhra të ngjashëm që zbatohen për punonjësit e shtetit dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor.

“Ne mendojmë se kjo është një mënyrë e qëndrueshme për t’i mbajtur shkollat ​​tona të hapura dhe për të adresuar ankthin numër 1 që prindërit si unë kanë për fëmijët e vegjël”,  tha Neësom në një konferencë ku u shoqërua nga zyrtarët e sindikatave të mësuesve shtetërorë që mbështesin nismën.

Për shkak të përhapjes së variantit Delta rastet me koronavirus janë rritur në nivelet e tyre më të larta në më shumë se gjashtë muaj, sipas një raporti të Reuters. Rastet e reja në SHBA janë rritur më shumë se pesëfish gjatë muajit të kaluar me mesataren shtatë ditore duke arritur në 118,000 të martën.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se pothuajse 90% e edukatorëve dhe stafit të shkollave amerikane janë të vaksinuar. Numri  shteteve që po kërkojnë nga punonjësit e spitaleve, universiteteve apo punonjësit privat që të vaksinohen, është rritur në Amerikë.