Skip to content
Të Gjitha

Kakavijë, bllokohen ilaçe kontrabandë brenda autobusit

· 1 min lexim

Një sasi ilaçesh janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ditën e sotme. Sipas policisë, ilaçet u gjendën të fshehura brenda një autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues shtetasin me iniciale V.V.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

“Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës së  Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre,” -thuhet në njoftimin zyrtar të policisë

Njoftimi i policisë:

Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë  e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar  në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë  ilaçe kontrabandë.

Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V., u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.

Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.