Një sasi ilaçesh janë bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ditën e sotme. Sipas policisë, ilaçet u gjendën të fshehura brenda një autobusi të linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues shtetasin me iniciale V.V.
Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobusin e linjës Greqi-Shqipëri, u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
“Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës së Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre,” -thuhet në njoftimin zyrtar të policisë
Njoftimi i policisë:
Specialistë të strukturave të Drejtorisë Antitrafik, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në bashkëpunim me Degën Doganore Kakavijë, kanë bllokuar në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavijë ilaçe kontrabandë.
Gjatë kryerjes së procedurave të kontrollit në autobuzin e linjës Greqi-Shqipëri, me drejtues mjeti me inicialet V.V., u konstatua një kuti e cila në përmbajtje të saj, kishte një sasi të konsiderueshme ilaçesh kontrabandë.
Menjëherë strukturat e Drejtorisë Antitrafik dhe Degës Doganës Kakavijë kanë bërë bllokimin e tyre.