“Po betonizon parkun e Liqenit”! Zhupa-Veliajt: I ke dhënë leje firmës ku punon vajza e familjes Rama!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një tjetër denoncim drejtuar bashkisë së Tiranës ka ardhur nga Partia Demokratike, më saktë nga Ina Zhupa. Sipas zëdhënëses së PD, Veliaj ka shpallur tenderin për hartimin e zonës së planifikuar tek Garda e Republikës për të betonizuar Parkun e Liqenit. Denoncimi është bërë që në vitin 2018 por vetëm tani ka nisur faza e parë.
Tenderi i është dhënë firmës 51N4E, që njihet si vendi i punës ku punon Rea Xhillari, që është vajza e Linda Ramës, bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama. Veliaj po u hap rrugë kullave shumëkatëshe dhe e gjitha kjo po ndodh me pretekstin se aty do transferohet Biblioteka Kombëtare dhe Qendra Kulturore për fëmijë.

Postimi i plotë i Ina Zhupës:

Veliaj nis fazën e parë e BETONIZIMIT të zonës së PARKUT TE LIQENIT, me ndertesa mbi 9 kate e 29 metra lartesi! Zgjedh firmen e 51N4E, e njohur si vendi i punës së Rea Xhillarit, vajzës së familjes Rama.
E kemi paralajmeruar dhe faktuar me dokumenta që në 2018, betonizimin e zonës së parkut te Liqenit, atje ku ndodhet garda e republikës, me preteksin që aty do transferohej Biblioteka Kombetare edhe Qëndra Kulturore për femijë për të hapur rrugën e ndërtimeve shumëkatëshe. Ateherë Veliaj e mohoi, edhe si në cdo rast tjetër thjesht mashtroi.

Bashkia Tiranë ka shpallur fituesin e tenderit për “Hartimin e Planit të Detajuar Vendor të Njësisë TR/169” që është zona ku ndodhet Garda e Republikës pranë parkut të liqenit , fituese ka rezultuar kompania “I Ri “ sh.p.k. Por ky është vetem emri që nga mbrapa ka zotëruese kompaninë “51N4E” sic tregojnë dokumentat dhe Gent Agollin, ish konsulentin e “Sheshit Skenderbej”, pra klientet e zakonshëm të pushtetit.
Zona e propagandua nga Veliaj se do i kthehej parkut të liqenit por nderkohë është planifikuar për shërbime, zyra, parkim, banim, ku kullat e klienteve të zakonshem do zaptojnë edhe këtë territor në hyrje të parkut.
Ky plan i Veliajt dëmton akoma më shumë qytetarët e Tiranës, ku çdo cep po betonizohet edhe hapësira e vetme e gjelbër si parku po kafshohet me kulla nga te gjitha anët e saj.

Shpërndaje
Share.

Komento