Aksion i madh ndaj mafias shqiptare në Gjermani, agjentët sharrojnë dyert e shtëpive

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Gjermani është zhvilluar një aksion i madh policor, me qëllim goditjen e bandave kriminale shqiptare.

Siç raporton “BILD”, operacioni nisi në rajonin e Oberhausenit, ndërsa agjentët përdorën edhe sharrë elektrike për të hapur dyert e disa shtëpive.

Nuk dihet ende sesi ranë hetuesit gjermanë në gjurmët e mafias shqiptare.

Megjithatë dyshohet se e gjithçka nisi pasi dy therjeve me thikë në këtë rajon, ku kishte edhe shqiptarë të përfshirë.

Sipas “BILD” therjet me thikë ishin shkak i përplasjeve të shpërndarësve të drogës për territore.

Në total janë lëshuar 6 urdhër-arreste, ndërsa policia ka arrestuar 8 të dyshuar.

Gjithashtu gjatë kontrolleve janë sekuestruar mbi 3 kg lëndë narkotike.

Aktualisht aksioni po vijon për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në rrjetin e trafikut.

Shpërndaje
Share.

Komento