“Ka nisur me burra me mustaqe dhe ka përfunduar me burra me botoks”, nervozohet Saimir Tahiri

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur gjykim të shkurtuar për ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

Ky i fundit është paraqitur te Krimet e Rënda disa herë, por edhe herën e fundit pasi u shty seanca, Tahiri i ironizoi me një foto nga aplikacioni “FaceApp”.

Më 10 shtator do të jepet edhe pretenca për Tahirin. Ky i fundit e ka quajtur  absurd faktin që gjyqi ndaj tij është shtyrë për herë të katërt.

Ish-ministri i Brendshëm ka dalë i nervozuar para kamerave ku ka thënë se ky process po zgjatet përtej çdo limiti, por sërish ka ironizuar duke u shprehur se shyqyr që janë gjetur dokumentet dhe që i kanë përkthyer.

“Shyqyr që u gjetën dokumentet. Çfarë të bëj, t’i uroj që më në fund jo i gjetën, por i përkthyen. Merreni me mend çfarë bëjnë me njerëzit. Maksimumi në shkollë kam marrë 20% për mungesat, s’kam ngelur ndonjëherë në vjeshtë. Kjo histori ka nisur me burra me mustaqe dhe është mbyllur me burra që bëjnë botoks. Por ky s’është rasti im.

U bënë dy vite besoj se dhe shtyrja e sotme është e tepërt. Me pretendimin se është para gushtit dhe gushti është pushim dhe akoma më e tepërt. Tani është shtyrë për në shtator. Nuk u lodhët me 2 vite që e ndiqni këtë histori?

Jam i gatshëm ta mbroj veten çdo ditë, çdo orë, çdo sekondë. Më duket e tepërt. U shty herën e parë për çështje poste, polici, shtyrje letrash dhe herën e katërt se gushti është pushim. Prokuroria duhet ta ndajë mendjen, ose të dënojë një kriminel ose të lërë të qetë një njëri të pafajshëm”, tha Tahiri para gazetarëve.

Shpërndaje
Share.

Komento