Juventusi nis mbarë merkaton, blen 19-vjeçarin francez Dabo

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në merkaton e janarit, Juventus ka bërë goditjen e parë me një super blerje që do i japë më tepër siguri skuadrës së Andrea Pirlos. Së fundmi juventinët  kanë afruar futbollistin Abdelaje Dabo nga skuadra franceze e Nantës.

Francezi 19-vjeçar i cili aktivizohet në krahun e majtë të sulmit, fillimisht do të luajë me skuadrën e dytë të Juventusit atë të U-23 dhe më pas sipas pritshmërive mund edhe t’i jepet një mundësi tek skuadra e parë.

Dabo transferohet tek Juventusi U-23 në formën e huazimit me opsionin e blerjes në fundin e sezonit me shifrën e 1,5 milionë eurove plus bonuset e lidhura me prezencat dhe objektivat e arritura.

Ky lajm është bërë zyrtar nga vetë klubi në një komunikatë zyrtare e cila i uron mirëseardhjen  talentit 19-vjeçar. Ndërkohë kujtojmë se ndërsa ndeshja përballë rivalit më të madh është afër, Juventusi nuk po përjeton një periudhë jo të mirë. Pas infektimit me Covid-19 të Alex Sandros, Cuadrado dhe De Ligt, bardhezinjtë tani duhet të merren me dëmtimet që detyruan McKennie dhe Dybala të largoheshin herët në ndeshjen kundër Sassuolos. E diela po afrohet por gjërat nuk duken aq mirë për bardhezinjtë e Pirlos të cilët duhet të luftojnë më shumë për të kryesuar Seria A.

Shpërndaje
Share.

Komento