Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

20:46 22/05/2025
Reading Time: 3 min lexim

Në dhomën penale të Gjykatës së Tiranës, atmosfera u elektrizua nga një përplasje e dhimbshme, e cila pasqyroi më mirë se çdo raport zyrtar dramën e familjeve që kërkojnë drejtësi. Në qendër të procesit, vrasja e 15-vjeçarit Martin Cani pranë shkollës “Fan Noli”, me Mario Përlleshajn të akuzuar si autor. Seanca e fundit u përqendrua në dëshmitë e pesë të miturve, të marrë në pyetje në prani të psikologes dhe prindërve. Por më shumë se çdo dëshmi, ishte reagimi i babait të Luis Meçes – adoleshentit të plagosur në të njëjtën ngjarje – që zgjoi publikun dhe ekspozoi një të vërtetë të zymtë mbi drejtësinë që po zvarritet me vetëdije.

Prokurorja e çështjes, Alma Felaj, në një koment lidhur me ngjarjen e mbrëmjes para krimit, u shpreh: “Mbase prindërit kanë qenë në gjumë.” Reagimi i babait të Luisit ishte i menjëhershëm: “Ju po flini gjumë me dosjen, ndërsa ne na zien zemra çdo ditë.” Këto fjalë e përplasën sërish sallën me një realitet që institucionet refuzojnë ta pranojnë – se dhimbja e një familjeje nuk është as teknike, as e përkohshme, por reale, e përditshme dhe e thellë.

Ai shtoi se pati disa sinjale gjatë seancës që, sipas tij, tregojnë se mund të ketë një tendencë për të mos zbardhur të vërtetën. Pas debatit, prokuroria vendosi ta përjashtonte nga salla.

Seanca u shty për 28 maj, ku pritet të dëgjohen tetë të mitur të tjerë. Por përtej dëshmive, po zhvillohet një tjetër proces në heshtje, ai i zvarritjes që çon drejt faljes. Ashtu si në rastin e tre të miturve që vranë Aureljo Dervishin në mars 2024 dhe u liruan një vit më pas për “përfundim afati”, apo si në Gramsh ku të miturit që vranë Fatjon Bicin u liruan me justifikime të ngjashme, po përgatitet edhe lirimi i autorëve të ngjarjes pranë “Fan Nolit”. Sepse janë të mitur. Sepse ka afate. Sepse dosja do pluhuroset, dhe dikush – një Alma tjetër – do të thotë “nuk ka më vepër penale.”

Ndërkohë, shteti hesht. Nuk ka pasur asnjë fjalë publike nga kryeministri, asnjë komunikatë nga Ministria e Arsimit, asnjë reagim nga drejtoria e shkollës. Drejtoresha Merita Nanaj nuk ka komunikuar me familjen e viktimës, nuk ka bërë transparencë, as nuk ka kërkuar ndjesë. I vetmi veprim? Një status i thatë në Facebook. Nga Instituti i Mjekësisë Ligjore nuk ka asnjë raport të plotë për plagët e Luizit. Nën drejtimin e Bledar Xhemalit, një figurë me të kaluar të njollosur për falsifikim aktesh, institucioni nuk ka dhënë asnjë shpjegim. Asnjë ekspertizë. Asnjë përpjekje për zbardhje.

Të gjitha hallkat shtetërore – nga drejtësia, te shkolla, te mjekësia ligjore – po funksionojnë në harmoni perfekte të një heshtjeje të programuar. Heshtje që nuk është as gabim, as harresë, por zgjedhje. Një fëmijë është vrarë në një shkollë publike dhe të gjithë sillen sikur s’ka ndodhur asgjë. Sikur nuk është punë e tyre. Sikur dhimbja e një familjeje nuk është më shumë se një statistikë.

Por përtej kësaj heshtjeje të qëllimshme, ekzistojnë ende njerëz që nuk pajtohen. Prindër që kërkojnë të vërtetën. Qytetarë që kujtojnë. Media që nuk mbyll sytë. Zëra që nuk heshtin. Sepse drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar. Dhe fshirja e kujtimit të një fëmije të vrarë, është një formë edhe më mizore e dhunës – ajo morale.

Për sa kohë do të ketë dikë që ngre zërin, që nuk pranon të heshtë, që kujton Martin Canin me emër dhe mbiemër, kjo ngjarje nuk do të shuhet. Nuk do të harrohet. Sepse drejtësia për një fëmijë është vija e fundit e moralit të një shoqërie.

Nëse pranojmë që Martin Cani të harrohet në heshtje, nëse lejojmë që autorët të lirohen me “teknikalitete”, nëse vazhdojmë të heshtim ndërsa sistemi amniston në hije, atëherë jemi bashkëfajtorë në krimet e ardhshme.

Sepse pa drejtësi për Martinin, do të ketë edhe shumë Martinë të tjerë!

Etiketa: martin canireformaeditorial

Të lidhura

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës
Bota

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e...

20:05 22/05/2025
Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente
Aktualitet

Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Një fluturim i linjës Tiranë–Oslo i kompanisë ajrore Norwegian u detyrua të bënte një ulje emergjente në aeroportin e Splitit,...

19:28 22/05/2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

“Ju flini gjumë mbi dosjen”/ Drejtësia zvarritet për të falur vrasjen e Martinit

20:46 22/05/2025
BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

BE nis heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës

20:05 22/05/2025
Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

Panik në ajër/ Avioni i linjës Tiranë-Oslo bën ulje emergjente

19:28 22/05/2025
Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

Të shtëna me armë pranë selisë së CIA-s, plagoset një person

19:14 22/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.