Skip to content
Bota

Johnson & Johnson pezullon vaksinën për Covid-19

· 1 min lexim

Kompania farmaceutike Johnson & Johnson njoftoi se ka  pezulluar provat  klinike të vaksinës eksperimentale për  koronavirusin. Vendimi i kompanisë vjen pasi një nga vullnetarët e saj shfaqi komplikacione, të pashpjegueshme pas pjesëmarrjes në tesitm.

“Ne kemi ndaluar  përkohësisht dozimin e mëtejshëm të vaksinës sonë kundër COVID-19 në të gjitha  provat klinike,  përfshirë fazën e tretë të provës, për shka të një sëmundjeje të pashpjegueshme që shfaqi një pjesëmarrës në studim,” bëri me dije Johnson & Johnson në një deklaratë.

Nisur nga kjo pezullohet  dhe sistemi i regjistrimit online i cili u lancua në fund të Shtatorit, me qëllim grumbullimin e  60,000 vullnetarëve  si pjesë e të ashtuquajturës fazës së tretë të provave klinike.

Në muajin shtator, kompania ka thënë se vaksina e saj eksperimentale kundër sëmundjes COVID-19 ka prodhuar reagim të fuqishëm imunitar gjatë testimit të fazës së hershme dhe të mesme.

Kompania tjetër farmaceutike AstraZeneca, e cila bashkëpunon me universitetin e Oksfordit për zhvillimin e një vaksine të mundshme për covid-19, veproi në të njejtën mënyrë  kur njëri prej të testuarve në Britaninë e Madhe shfaqi një sëmundje të pashpjegueshme.

\Gazetareforma.al\