Skip to content
Të Gjitha

Jetonte në konviktet e Qytet Studenti prej 30 vjetësh, e moshuara bëhet me shtëpi të re

· 1 min lexim

Tërmeti i 26 nëntorit shkaktoi dëme të shumta edhe në Qytet Studenti.

Midis shumë personave, prej 30 vitesh aty jetonte edhe nënë Emineja.

Dhoma e saj nuk plotësonte kushtet minimale të jetesës, ndërsa tërmeti e bëri të pabanueshme.

Bashkia e Tiranës e ka strehuar të moshuarën te banesat sociale në Shkozë.

Tashmë ajo nuk do të jetojë me frikën se godina do ta zërë poshtë.

Nënkkryetarja e bashkisë, Anisa Ruseti, tha se disa histori shkojnë përtej detyrës së përditshme.

”Janë disa histori që shkojnë përtej detyrës sonë të përditshme. E tillë është historia e nënë Emine që kishte 30 vjet që jetonte në konviktin e Qytetin Studenti. Ajo ka qindra histori për të treguar, por historinë e këtij viti jam e lumtur që do e nisë në shtëpinë e re tek Banesat Sociale”, thekson Ruseti.