Skip to content
Aktualitet

“Jetoi si shpirt i lirë”, Basha për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Uran Kostreci: I bëri qëndresë regjimit

· 2 min lexim

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për ndarjen nga jeta të shkrimtarit Uran Kostreci si pasojë e infektimit me Covid që i përkeqësoi komplikacionet e tij shëndetësore.

Basha e cilëson një lajm shumë të trishtë ndarjen nga jeta të Kostrecit dhe thotë se për të ishte privilegj ta njihte nga afër. Kreu democrat shkruan se Uran Kostreci i bëri rezistencë regjimit me poezitë e tij, që ishin dëshmi e një zemre të madhe me plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja.

Reagimi i plotë:

Lajm shumë i trishtë largimi nga jeta i Uran Kostrecit. Për mua ka qenë privilegj ta njoh nga afër kampionin e qëndresës antikomuniste, këtë dëshmi të gjallë të asaj kohe të errët, një burrë që shumë vite i kaloi në kalvarin e burgjeve komuniste, por që nuk u përkul kurrë në idetë e tij për lirinë. Urani i bëri regjimit komunist qëndresë me poezitë e tij, e deri ditën e fundit jetoi si shpirt i lirë, me dëshmitë dhe poezitë e tij, që në çdo rresht ishin dëshmi e një zemre të madhe, pa mëri e plot dëshirë për të dhënë më të mirën nga vetja. Do të na mungosh, u prehsh në paqe Uran!