Jeta e “Zogut të Tiranës” mes të fortëve në qeli: Çunat kujdesen për mua, më pyesin si je rrushi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”, ka rrëfyer për “Panorama plus”, 5 javët brenda qelisë, mes të fortëve.

Ai shprehet se çunat janë të mirë dhe përkujdesen për të dhe shpesh e pyesin me shaka: “Si je rrushi?”

“Në momentin që po flasim, u shkëputa nga shokët që kam njohur këtu në Burgun 313, ku çunat janë duke u qethur dhe duke u larë. Ata janë të mirë dhe përkujdesen për mua, me pyesin shpesh me humor e shaka: “Si je rrushi?”, tha “Zogu i Tiranës”.

Nikaj ishte pjesë e një rrjeti prostitucioni që vepronte në Tiranë.

Pjesë e rrjetit ishin personazhe të njohur për publikun, si Iva Aliko apo Elda Shabani e njohur si “Madona shqiptare”, një police dhe pronarja e parukerisë, Anjeza Bena.

“Zogu i Tiranës” linte takime për kryerjen e marrëdhënieve seksuale kundrejt pagesës, për shuma që shkonin deri në 500 euro.

Në disa raste Nikaj edhe vetëofrohej kundrejt pagesës.

Ai ka mohuar akuzat, duke thënë se gjithçka ka ndodhur kundrejt dëshirës dhe jo me pagesë.

Në momentin e arrestimit, ,Nikaj ndodhej me një burrë 47 vjeç nga Mamurrasi në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Shpërndaje
Share.

Komento