Skip to content
Të Gjitha

Jepte lëndën e qytetarisë, dalin të dhëna të reja për mësuesin që qëlloi shitësen me çekiç

· 1 min lexim

Mbrëmjen e djeshme në Elbasan, një 45-vjeçar goditi me çekiç në kokë shitësen e një dyqani, në tentativë për ta grabitur.

Alert Caroshi u arrestua menjëherë nga policia, ndërsa 20-vjeçarja Anxhela Panxhi u dërgua në spital me ndihmën e fqinjëve.

Autori i ngjarjes është mësues në shkollën 9-vjeçare në fshatin Vidhas.

Siç shkruan “Faxweb”, ai jepte lëndët e qytetarisë, gjeografisë dhe historisë.

Caroshi njihej në zonë si njeri me të meta mendore.

Ai ishte pezulluar disa herë nga puna, por ishte kthyer në rrethana misterioze.

Gjithashtu ka denoncime, se 45-vjeçari ka shfaqur sjellje agresive edhe me nxënësit.

Është e pakuptimtë që një person me të meta mendore të japë mësim dhe për më tepër nuk ka ende një reagim nga Ministria e Arsimit.