Skip to content
Të Gjitha

Jep dorëheqjen drejtoresha e FSDKSh-së, ja kush e zëvendëson

· 1 min lexim

Ditën e sotme ka dhënë dorëheqjen drejtoresha e përgjithshme e Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, Rudina Dëgjoni.

Ende nuk ka informacione për asryet se përse Dëgjoni ka dhënë dorëheqjen nga posti që mbante në këtë institucion.  Dëgjoni u emërua me konkurs në këtë pozicion në maj të vitit 2019, pas një eksperiencë menaxhuese dhe akademike disavjeçare.

Ndërkohë në vend të saj është emëruar Elisa Berziu, e cila ka mbajtur postin e Koordinatores së Platformës së Bashkëqeverisjes në Kryeministri.