Jennifer Lopez mohon akuzat: Nuk kam kryer ndërhyrje estetike

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Këngëtarja e njohur kubane, Jennifer Lopez është gjithnjë në qendër të vëmendjes për fizikun e saj në super formë dhe pamjen e saj tepër atraktive në moshën 51-vjeçare.

Por me sa duket jo të gjithë e besojnë se JLo është e gjitha natyrale. Vetë diva e muzikës latine i ka mohur zërat për ndërhyrje estetike dhe në një intervistë për revistën e njohur „People“ ka thënë se nuk dëshiron që njerëzit ta quajnë gënjeshtare.

“Nuk dua ta akuzoj askënd. Nëse dikush dëshiron të bëjë ndërhyrje, është në rregull. Por, nuk dua që njerëzit të gënjejnë dhe të më thonë që nuk më besojnë”, është shprehur JLo.

Ajo shpesh ka postuar edhe foto pa make up në rrjetet e saj sociale ku duket qartë se bukuria e saj është natyrale. Në shumë intervista ajo ka treguar se sekreti i rinisë së saj qëndron te stili i jetesës dhe uji i tepërt që konsumon.

Jennifer Lopez është nga këngëtaret më të suksesshme latine me hite si “Let’s get loud”, “On the floor”, “Jenny from the block etj. Ajo arriti kulmin e karrierës së saj kur në shkurt të vitit të kaluar performoi në skenën e Superbowl së bashku me latinen tjetër Shakira, duke marrë shumë komente pozitive.

Shpërndaje
Share.

Komento