Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Jehovait kërkojnë njohje si fe në Shqipëri/ Kushtetuesja jep vendim

13:12 09/04/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar Gjykatën Administrative të Apelit që, brenda një afati prej gjashtë muajsh, të shqyrtojë dhe të japë vendim për çështjen e ngritur nga Dëshmitarët e Jehovait, të cilët janë në pritje të gjykimit që prej 31 majit 2022.

Sipas dokumenteve, Dëshmitarët e Jehovait pretendojnë se në fillim të vitit 2021 i kanë dërguar një kërkesë Këshillit të Ministrave, përmes postës, për të nisur procedurat për njohjen si bashkësi fetare nga Komiteti i Kulteve.

Në mungesë të një përgjigjeje zyrtare, ata i janë drejtuar gjykatës në qershor të po atij viti, duke kërkuar që shteti të detyrohet të japë një përgjigje dhe t’i regjistrojë si bashkësi fetare.

Gjykata Administrative e Shkallës së Parë, në fund të vitit 2021, rrëzoi kërkesën për detyrimin e kthimit të përgjigjes, me arsyetimin se nuk ekzistonte një kërkesë e protokolluar. Për kërkesën lidhur me regjistrimin si komunitet fetar, gjykata deklaroi se padia nuk ishte legjitime ndaj institucionit në fjalë dhe, për rrjedhojë, e pushoi çështjen.

Pas kësaj, paditësit iu drejtuan Gjykatës së Lartë, duke theksuar se po shkelej afati për një gjykim të arsyeshëm një problem që, sipas tyre, prek edhe qindra qytetarë të tjerë që presin vendime për vite me radhë.

Gjykata e Lartë theksoi ngarkesën ekstreme të gjyqtarëve, duke përmendur se vetëm gjyqtarja relatore kishte nën shqyrtim 2450 çështje, dhe deklaroi se përshpejtimi i gjykimeve do të rëndonte më tej situatën e kolapsuar të gjykatës së Apelit.

Megjithatë, Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se vonesat e zgjatura përbëjnë shkelje të të drejtës për një gjykim brenda një afati të arsyeshëm një situatë që është përkeqësuar edhe nga implementimi i reformës në drejtësi. Ajo ka theksuar se ligjvënësi duhet të garantojë funksionimin normal të gjykatave në të gjitha nivelet.

Rasti i Dëshmitarëve të Jehovait është një nga shembujt ku zvarritjet proceduriale kanë çuar në cënimin e të drejtave, një problem që është konstatuar nga Kushtetuesja edhe në shumë raste të tjera, sidomos në paditë për largime të padrejta nga puna.

Etiketa: Jehovaikushtetuesja

Të tjera

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji
Aktualitet

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Konkursi për drejtimin e Shërbimit të Onkologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” po shoqërohet me dyshime serioze për paracaktim...

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar për herë të parë lidhur me deklaratat e babait të Ervis Martinaj, i...

13:52 03/04/2026
Para
Hetuesja zbulon detaje të reja nga vrasja e Ilaria Sulës

“Hyra në dhomë dhe…”, vrasësi i Ilaria Sulës ndryshon sërish dëshminë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

Skandal në QSUT: Konkursi për Onkologjinë nën hije paracaktimi dhe shkelje ligji

19:44 03/04/2026
“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

“Djali im është ekzekutuar në Durrës”/ Ministri i Brendshëm për deklaratën e babait të Ervis Martinajt: Informacionet i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe prokurori i çështjes

13:52 03/04/2026
Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

Abuzim i rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari abuzon me 10-vjeçarin në prani të të miturve dhe arratiset drejt Greqisë

13:37 03/04/2026
Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

Meçollari: Paralajmërimi për sulme nga grupe të lidhura me Iranin nga SHBA është konkret, qeveria po e nënvlerëson

12:37 03/04/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.