Skip to content
Të Gjitha

“Je shërbëtor i Ramës, s’ke këllqe që të…”, tjetër debat mes Gjekmarkajt dhe  kreut të “Nismës Thurje”

· 2 min lexim

Analisti Agron Gjekmarkaj, sërish është bërë protagonist në një tjetër debat televiziv, por kësaj rradhe përballë kreut të partisë së re “Nisma Thurje”, Endri Shabanit.

Analisti Gjekmarkaj mësohet se i është drejtuar Shabanit me fjalë fyese si shërbëtor apo të tjera, madje e ka intimiduar duke i thënë: Do të thosha një gjë tani që…

Analisti e ka akuzuar Shabanin sikurse dhe partitë e tjera të vogla si paterica të Edi Ramës, dhe të krijuara me synimin për t’i prishur punë Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës.

Këtë akuzë nuk e ka pranuar kreu i Nismës Thurje. Ndër të tjera Shabani tha se nuk lindi sot kjo lëvizje, por ka qenë gjithnjë aty duke denoncuar padrejtësitë.

Gjekmarkaj: Do të të thosha ndonjë gjë tani por…

Shabani: Çfarë po më kërcënon tani? Po kush je ti ore…

Gjekmarkaj: Unë jam doktor shkencash, ti kush je? Është e kuptueshme tani. Partitë e vogla i shërbejnë Ramës.

Shabani: Si i shërbej Edi Ramës unë? Është e turpshme kjo.

Gjekmarkaj: Unë flas për fenomenin, spo them për ju personalisht.

Shabani: Më bëra akuzë, ma shpjego tani.

Gjekmarkaj: Partitë e reja po peshkojnë vota në pellgun e opozitës. Smerrem me ju. Ju keni në parti Rudina Hajdarin.

Shabani: Shpjegoje, edhe unë mund të them se jeni shërbëtor.

Gjekmarkaj: Ske këllqe të më thuash shërbëtor mua. Fenomeni është ky, ju hiqni vota nga opozita dhe i çoni te Edi Rama.

Shabani: Nuk ndodh kjo, sepse votuesi im është votues që nuk beson as të Rama e as të Basha. Ky votues nëse s’më voton mua, nuk voton fare./GazetaReforma.com/