Skip to content
Aktualitet

Ja kush është kryebashkiaku i parë që bën të detyrueshme vaksinimin për administratën

· 2 min lexim

Puka bëhet bashkia e parë në vend që bën të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për punonjësit e administratës. Sipas informacioneve të marra mësohet se kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka nxjerrë një vendim për administratën shtetërore.

Gjonaj kërkon që punonjësit e administratës të sjellin kartelën e vaksinimit kundër COVID-19, ose në të kundërt duhet të paraqesin rezultatet e tamponit çdo javë. Këtë vendim kryebashkiaku i bashkisë së Pukës e ka bërë publik duke postuar një video në rrjetin e tij social “Facebook” ku ka sqaruar me detaje të gjithë vendimin e marrë për punonjësit e administratës.

Ka qenë kryebashkiaku Gjon Gjonaj ai që ka deklaruar vendimin, pak ditë pas paralajmërimit që bëri nga Tirana kryeministri i vendit Edi Rama.

Gjonaj ka marrë vendim gjithashtu për rikthimin e dezinfektimeve masive në qytet dhe institucione, për shkak të rritjes së numrit të rasteve gjatë ditëve të fundit. “Kush nuk vaksinohet, çdo javë të sjell rezultatet e tamponit. Është koha të respektojmë jetën”, ka deklaruar Gjonaj.

 

Çështja e vaksnimit të detyruar po bëhet një temë mjaft sheqtësuese në lidhje me të gjithë punonjësit pasi shumë prej tyre janë kundër këtij vendimi, duke e konsideruar marrjen e vaksinës një zgjedhje personale pa imponimin e askujt.