Pas lirimit nga detyra të drejtorit të policisë së Tiranës, Kastriot Skënderaj, që e mbante këtë post që nga shkurti i vitit 2018, do të zëvendësohet nga Rebani Jaupaj.
Vendimi për lirimin nga detyra të Skënderajt u mor pak javë më parë nga kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu pas përplasjes që ndodhi mes policisë dhe disa banorëve tek ‘Petro Nini’.
Deri në emërimin e Jubanit, drejtor i komanduar ishte Dhimitraq Ziu.
Por, Rebani Jaupi nuk është një emër i panjohur, pasi ai ka mbajtur disa pozicione në Policinë e Shtetit dhe ka një eksperiencë 20-vjeçare në polici.
Drejtuesi i Lartë u komandua në postin e kreut të Policisë së Shtetit në janar të 2018-ës kur u largua nga detyra Haki Çakos.
Në nëntor të 2015, Rebani Jaupi u emërua zv/drejtori i ri i Policisë Shtetit me urdhër të ish-ministrit të punëve të Brendshme, Sajmir Tahiri, ndërsa iu dha edhe grada policore “Drejtues i Lartë”.
Përpara se të merrte detyrën e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit, Jaupi mbante postin e drejtorit të krimit ekonomik në DPP, ndërsa pas largimit të tij u zëvendësua nga Lutfi Minxhozi.
Rebani Jaupi ka mbajtur edhe funksione të tjerë në drejtoritë e qarqeve në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.