Ja kush është 50-vjeçari që u ekzekutua në Fier, zbardhet edhe dëshmia e gruas së tij (FOTO)

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm, Fieri u trondit nga një ekzekutim me plumba në kokë të 50-vjeçarit Ahmet Toska.

50-vjeçari po shoqëronte bashkëshorten e tij në punë e më pas do të shkonte edhe vetë.

Gruaja e tij, e cila pa gjithë ngjarjen, ka thënë në Polici se autori ishte i maskuar dhe pasi qëlloi u largua me vrap.

“Ishim duke shkuar në punë. Personi ishte me maskë”, i ka thënë ajo hetuesve.

Bashkëshortja e viktimës ka thënë se ka kërkuar ndihmë nga fqinjët pas vrasjes së burrit, por ishte shumë vonë pasi ai ndërroi jetë në vend.

“E qëlloi në kokë dhe u largua me vrap. Kërkova ndihme nga fqinjët por ishte shume vonë”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se vrasja ndodhi mëngjesin e sotëm, në momentin kur  50 vjeçari sapo doli nga dera e shtëpisë dhe po shoqëronte bashkëshorten për në punë, në një furrë buke.

Grupi hetimor ka bërë vëzhgimin e rreth 12 kamerave të sigurisë, të cilat u sekuestruan nga policia më parë, kamera të cilat mbulonin të gjithë zonën ku u vra Ahmet Toska dhe rrugën që ka ndjekur autori.

Sipas Policisë, ka qenë një person ende i paidentifikuar ai që ka vrarë me armë zjarri shtetasin Ahmet Toska, rreth orës  06.00, mëngjesin e sotëm, ndërsa shkaku i ngjarjes së rëndë që ka tronditur Fierin nuk dihet ende.

Në ndihmë të Policisë atje shkuan edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejt dhe krehën zonën për kapjen e autorit/rve, si dheu ngritën pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit.

Mësohet se viktima ka qenë pa precedent penal dhe nga banorët njihej si një person i qetë, punëtor dhe pa probleme. Në momentin që është vrarë, Ahmet Toska ka qenë duke shoqëruar gruan e tij në punë. Pas kësaj ai do të shkonte në vendin e tij të punës, pasi punonte në një pikë karburanti.

Ky ishte pothuajse itenerari që ndiqte çdo mëngjes Ahmet Toska, itenerar i cili fatekqësisht u ndërpre sot.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit mbahet ende në ambientet e Policisë së Fierit, pasi ajo ka parë të gjithë ngjarjen me sytë e saj. /GazetaReforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento