Skip to content
Të Gjitha

Ja emrat e 28 deputetëve që kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës

· 2 min lexim

Mosarritja e një konsensusi mes Ramës dhe opozitës parlamentare e ka çuar këtë të fundit drejt një kërkese edhe më ekstreme, pasi ditën e sotme ka depozituar në Kuvend një kërkesë, përmes së cilës kërkon ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes ndryshimeve kushtetuese.

29 deputetë të opozitës së depozituan një draft për rishikimin e Kushtetutës, konkretisht të dy neneve të saj, fakt ky i bërë i ditur nga kreu i grupit Demokratik në parlament Myslym Myrrizi, i cili në një prononcim për mediat tha se bëhet fjalë për nenin që flet për listat e hapura dhe për zonat zgjedhore.

Murrizi tha se grupi i tij i mbështetur nga dy grupet e tjera të opozitës parlamentare që drejtohen nga Nimet Musai dhe Edmond Stojku tha se ditën e djeshme i është paraqitur Kuvendit një kërkesë për të zëvendësuar Rudina Hajdarin si bashkëkryetar e Komisionit për  reformën zgjedhore dhe në vend të saj të emërohet Myslim Murrizi.

Në listë mungon firma e Rudina Hajdarit, ndonëse ajo është shprehur për ndryshim sistemi dhe lista të hapura.

Më poshtë emrat e deputetëve që kanë firmosur kërkesën për ndryshime kushtetuese, zbardhur nga Gazeta Shqip.