“Ja bizneset që do i shtohen paketës së ndihmës ekonomike”, Rama flet edhe rreth hapjes së shkollave

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri Edi Rama po realizon një bashkëbisedim me qytetarët në Facebook, ku po informon më shumë rreth ndihmës ekonomike dhe lehtësimin e masave.

Kryeministri ka bërë me dije se shumë shpejt qeveria do ketë një paketë të re ekonomikë, ku do zgjerohen bizneset që përfitojnë, teksa përmendi disa kategori që do përfshihen: taksitë, serviset e makinave, por dhe bizenese që janë hapur, por nuk punojnë.

“Do kemi një paketë të zgjeruar të ndihmës ekonomike, ku do preken dhe shumë biznese të tjera të vogla. Taksitë, serviset e makinave, ata që bëjnë grafika për të tretë, por dhe biznese që mund të jenë hapur, por nuk kanë punë do përfitojnë nga paketa e zgjeruar ekonomike”, tha Rama.

Po ashtu, kryeministri i është përgjigjur edhe interesit të qytetarëve për hapjen e bareve, që sipas tij do të shënojë edhe kohën për të festuar fitimin e luftës.

“Kur të hapen baret do jetë koha për të festuar fitimin e luftës. Për berberët e kemi thëne që janë mbyllur dhe do marrin pagën që kemi vendosur. Situata në fushën në vijën e zjarrit është inkurajuese. Sot kemi 56 të shtruar në Infektiv, 7 në COVID1, ku 6 prej tyre janë në reaminacion”, u shpreh Rama.

Gjithashtu, tha se është ende herët për të hapur shkollat.

Sakaq, Rama u është përgjigjur disa prej kritikave të qytetarëve që i shkruajnë se përse nuk kishte vënë maske gjatë vizitës që bëri në Thumanë.

Kreu i qeverisë tha se maska nuk është e detyrueshme për të gjithë, dhe se kur kjo gjë do të ndodhë, do ta vendosë edhe ai.

“Të pashë pa maskë në Thumanë….unë nuk dola në pazar. unë isha në një vend punë, me distancë të sigurtë dhe me gjithçka në rregull. mos ma qaj hallin mua. maska nuk është bërë e detyrueshme, kur ,kjo gjë të bëhet, do ta vendos dhe unë. se çfarë s’po dëgjojmë,”– tha Rama.

Shpërndaje
Share.

Komento