Skip to content
Të Gjitha

Iu sekuestruan 1.5 milionë euro, ky është ish-zyrtari i ALUIZNI-t që akuzohet për pastrim parash

· 1 min lexim

Ditën e sotme policia e Tiranës ka sekuestruar 1 500 000 euro llogari bankare që i përkasin ish-zyrtarit Ferdinand Shehu.

Në vitet 2006-2011, ai ka mbajtur funksione zyrtare në Agjencinë e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave Urbane.

Kohët e fundit ky shtetas ka tentuar edhe transferimin e 1 milionë eurove jashtë vendit me justifikimin se i donte për investime financiare. Mësohet se 500 mijë euro i kishte vendosur në depozitë pa afat.

Ky shtetas dyshohet se ka konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal, duke kryer disa investime në pasuritë e paluajtshme.

Mësohet se Ferdinand Shehu është shkarkuar nga posti i tij në vitin 2011. Person i cili e shkarkoi ishte Shaban Memia, pasi Shehu kishte kishte fshehur të kaluarën e tij komuniste, ku kishte shërbyer si hetues në Vlorë.

Në qershor të vitit 2006, Ferdinand Shehu u emërua zëvendësdrejtor i Përgjithshëm pranë Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit te Zonave/Ndërtimeve Informale.

Ndërsa në vitin 2010 u shkarkua nga ky post, për t’u emëruar në Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t për Tiranën.

Ish-kreu i ALUIZNI-t, Shaban Memia, mori vendimin e shkarkimit të Shehut me motivacionin e mungesës së integritetit moral.