Skip to content
Të Gjitha

Iu nënshtrua një operacioni në tru, zbulohet gjendja shëndetësore e Maradonës

· 1 min lexim

Legjenda botërore e futbollit, Diego Maradona ka përfunduar në spital pasi festoi ditëlindjen e tij të 60-të.

Sipas mediave të huaja, Maradona iu nënshtrua një operacioni pas mpikjes së gjakut në tru. Menjëherë sapo operacioni mbaroi, mjeku i tij personal informoi se operacioni kishte shkuar me sukses.

“Kjo hematomë kronike subdurale u hoq me sukses,”- tha mjeku, Leopoldo Luque, në një deklaratë. “Diego i rezistoi shumë mirë operacionit. Ai është zgjuar. Gjithçka është në rregull, dhe po pushon në dhomën e tij.”

Operacioni, i kryer në Klinikën Olivos në Buenos Aires, zgjati rreth 80 minuta, dhe Hematoma subdurale konsiderohet ndër më vdekjeprurëset nga të gjitha dëmtimet në kokë.

Duket se abuzimet e mëparshme me alkoolin dhe lëndët e ndryshme po japin efekt te trajneri i Gimnassia La Plata. Depresioni dhe anemia janë  shkaqet e vizitave të Diegos në klinikën Ipensa në La Plata.