Valbona Sako është betuar sot si kryetare e bashkisë së Durrësit. Në ceremoni ka qenë i pranishëm edhe Vangjush Dako i cili e drejtoi Durrësin për 3 mandate me radhë.
E pranishme në ceremoni ka qenë edhe ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.
Dako ka qenë në qendër të vëmendjes që nga përgjimet për dosjen 339 për shitblerje votash dhe bashkëpunim me persona me precedentë kriminalë.
Pak ditë më parë, Dakos i është ndaluar edhe hyrja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nga Departamenti i Shtetit.
Hyrja u është ndaluar edhe anëtarëve të familjes së tij. Ky vendim u mor nga Sekretari i Shtetit, pasi ka theksuar se kryetari i Bashkisë, Dako është i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni.
Ditën e sotme, Dako është shfaqur i buzëqeshur në krah të kryetares së re të Bashkisë, Valbona Sakos.