Italia përgatit rihapjen e madhe: Qeveria firmos dekretin e ri, ja kur do hapen kufijtë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Që prej datës 4 maj Italia, një nga shtetet më të prekura në botë nga pandemia,kaloi në fazën e dytë duke rihapur shumë industri dhe miliona italiane iu rikthyen punës, teksa më 18 maj të hënën që vjen Italia do të bëj një tjetër hap para të fazës së dytë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm qeveria italiane ka aprovuar një dekret të ri ligjor me masa urgjente në përballimin e pandemisë Covid-19.

Sipas Reuters, ky dekret përcakton një protokoll kombëtar masash që hyjnë në zbatim nga e hëna deri më 31 korrik 2020.

Prej datës 18 maj e deri më 2 qershor lejohet lëvizja e lirë nga një komunë në tjetrën brenda të njëjtit rajon, por ndalohet lëvizja nga një rajon në tjetrin me mjete publike e private nga një rajon në tjetrin.

Po ashtu, të hënën do të hapin të gjitha objektet e kultit të të gjitha besimeve, si dhe palestrat e pishinat.

Nga data 3 qershor do të lejohet lëvizja e lirë në të gjithë territorin kombëtar e limitimet mund të kryhen vetëm nga urdhëresa rajonale në varësi të rrezikut epidemik i pranishëm në këto zona.

Gjithashtu prej datës 3 qershor Italia do hapë kufijtë e do lejojë lëvizjet me vendet e tjera në përputhje me kufizimet e vendosura nga Bashkimi Evropiane.

Dekreti i ri qeverisë italiane konfirmon ndalimin e lëvizjes për personat në regjim karantinimi deri sa strukturat shtetërore të vërtetojnë shërimin e tij nga Covid-19 dhe po ashtu do të vazhdojë të jetë i ndaluar grumbullimi i njerëzve në vende publike e të hapura.

Sakaq, aktivitetet tregtare e prodhuese do të jenë të hapura e do të respektojnë protokollin kombëtar të sistemit të sigurisë së shëndetit në punë e të distancimit social.

Për këdo që shkel këto masa do të aplikohet gjoba nga 400 në 3,000 euro, ndërsa kur një person kapet duke lëvizur me automjetin e tij, gjoba do të jetë edhe më e madhe.

Shpërndaje
Share.

Komento