Itali, në pranga dy shqiptarët/ Drogë e fshehur në kavanozë qelqi, në pyll

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dy të rinj shqiptarë të moshës 22 dhe 29 vjeç , u vunë në pranga dje nga policia italiane pasi u zbuluan se kishin fshehur drogë në pyll.

Dy kavanoza qelqi ishin vendosur në një gropë të mbuluar me dhe, në të cilat kishte 150 doza kokainë.|
Droga u zbulua ditën e djeshme në pyjet e Campione D’Italia dhe u arrestuan në flagrance dy të rinjtë shqiptarë.

Droga ishte vendosur në qese plastike dhe përmbante 120 gramë kokainë.
Ata banonin në Vareze dhe u burgosën në Bassone me akuzën e prodhimit dhe posedimin e paligjshëm të lëndëve narkotike.
Dy telefona celularë u sekuestruan, ndërsa u gjet edhe lista e konsumatorëve. Të dy shqiptarët janë dërguar në burgun Capanne.

Dyshimet e militarëve në këtë zone për lëvizjet e dyshimta të njerëzve me makina apo në këmbë, ka sjell ndjekjen dhe kapjen e tyre.

Shpërndaje
Share.

Komento