Një 35-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi një megaopercioni të koduar “Fluturimi i Lirë”.
Shqiptari akuzohej se kishte kontrabanduar drogë dhe ishte shpallur në kërkim që nga maji i vitit 2018, me një urdhër ndalimi të lëshuar nga Gjykata e Bolonjës.
Kapja e tij është bërë e mundur me ndihmë të Forcave Ajrore.
Ato kanë lokalizuar vendndodhjen me anë të një helikopteri.
12 forca policia rrethuan shtëpinë e tij mëngjesin e së mërkurës.
I riu u kap në gjumë në një vilën, në mes të pyllit.
Gjatë kontrollit të banesës policia sekuestroi 26 gram kokainë, një peshore elektronike, një letërnjoftim grek dhe një patentë shoferi false.
Edhe autoritetet greke kanë lëshuar më parë një urdhër-arresti ndaj 35-vjeçarit.