Itali: Kapet banda shqiptare me 5 milionë euro drogë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në Itali është goditur një bandë shqiptare dhe policia vendase ka vënë në pranga 14 persona nga 44 masa që u dhanë në total.

Hetimet për grupin kriminal të trafikut të drogës zgjatën mbi dy vite, ndërsa në operacionin që u zhvillua në disa qytete, Abruzzo, Pescara, Teramo, L’Aquila, Varese, Milano e Roma morën pjesë mbi 200 forca policie.

Gjatë kontrolleve policia sekuestroi rreth 400 kg marijuanë, një kg kokainë dhe përzierës që në total sipas mediave kapin shifrën e 5 mln eurove nëse do të shitej në treg.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe 20 mijë euro, armë dhe municione.

Mediat italiane ende nuk i kanë publikuar emrat e shqiptarëve që janë arrestuar.

Shpërndaje
Share.

Komento