Skip to content
Të Gjitha

Akuzohet për trafikim droge\ Shqiptari i shumëkërkuar kapet në një hotel luksioz

· 1 min lexim

Një shqiptar, i cili ka qenë në kërkim, është arrestuar nga policia italiane.

Kapja e tij është bërë në një hotel luksioz, ku ai kishte vendosur të kalonte pushimet.

Ai ishte shpallur në kërkim sepse akuzohej për “Trafikim të lëndëve narkotike”.

Madje, i arrestuari ishte dëbuar nga shteti italian.

A.A., 32 vjeç, u hap në flagrancë nga karabinierët më 4 janar në një hotel në Forte dei Marmi.

32-vjeçari i kishte paraqitur hotelit dokumente false.

Mirëpo, stafi i hotelit vuri re se fotoja e dokumenteve nuk përputhej me të, andaj njoftoi policinë.

Identifikimi u bë pas kontrollit të shenjave të gishtave.

Pas verifikimeve, do të deportohet nga aeroporti i Fiumicinos ,për në Shqipëri.

I riu ka qenë një figurë e njohur për policinë që në moshën 19-vjeçare.

Ai është dënuar aso kohe për  ‘Rrëmbim me qëllim të zhvatjen e vazhdueshme’, ‘Dëmtim personal’, ‘Mbajtje armësh’.