Skip to content
Rajoni

Ishte pjesë e marrëveshjes në Uashington, Hoti konfirmon pjesëmarrjen në Shengenin Ballkanik

· 1 min lexim

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka konfirmuar se do të marrë pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor, në kuadër të iniciativës për shengenin ballkanik. Kujtojmë se Mini-shengeni do të synojë forcimin e bashkpunimit rajonal.

Bëjmë me dije se Mini-Shengeni u iniciua vitin e kaluar nga Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe   kryeministri shqiptar Edi Rama dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Shengeni Ballkanik u  prezantua si një projekt për të rritur bashkëpunimin ekonomik rajonal. Kosova fillimisht e kundërshtoi nismën, deri në momentin kur u arrit marrëveshia për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës në fillim të shtatorit. Ndërkohë kujtojmë se

Kosova ka nënshkruar marrëveshjen në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, duke u zotuar që t’i bashkohet kësaj nisme./GazetaReforma.com/