- Reklamë -spot_img
27.5 C
Tirana
Faqja kryesoreAktualitetIshte dënuar në mungesë për trafikim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, fundi...

Ishte dënuar në mungesë për trafikim narkotikësh dhe armëmbajtje pa leje, fundi i arratisë për 60-vjeçarin (EMRI)

- Reklamë -spot_img

Ka marrë fund arratia për një 60-vjeçar të shpallur në kërkim nga policia prej 3 vitesh. Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se Renato Bego, ishte shpallur në kërkim për kultivim bimësh narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në një kontroll të zhvilluar në banesën e tij në vitin 2020 atij i janë gjetur në 100 kg kanabis dhe një automatik me fishekë luftarakë. Gjykata ka dhënë dënim në mungesë për Begon me 4 vjet e 11 muaj burgim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Fier bënë ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për ndalimin e shtetasit Renato Bego, 60 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ky shtetas është dënuar me 4 vjet e 11 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, ” Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi gjatë operacionit policor të koduar “Hamili”, të finalizuar nga Policia e Fierit, më datë datë 13.10.2020, në banesën e 60-vjeçarit u gjetën dhe u sekuestruan rreth 100 kg kanabis në proces tharjeje, 165 bimë kanabisi, 1 armë zjarri automatik dhe fishekë luftarak.

- Reklamë -spot_img

Duhet lexuar

- Reklamë -spot_img

Artikuj te ngjashëm

- Reklamë -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutem shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj

Shkarko Snapfood dhe fito 10% ulje në porosinë e parë