Skip to content
Aktualitet

ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik ka dalë me një deklaratë zyrtare ku thotë se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast i infektuar me variantin “Delta” në Shqipëri. Reagimi ka ardhur pasi në Gjirokastër u identifikuan dy persona që kanë shfaqur simptoma të ngjashme që shkakton edhe ky variant i Covid-19, që është quajtur mutacioni indian ‘Delta’.

Instituti i Shëndetit Publik ka theksuar se po e monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, “do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”.

Reagimi nga ISHP: Nuk është identifikuar varianti Delta në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta.

Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtoj varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së Covid19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni. ISHP-ja informon se deri më tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit të ri Delta.